Një 44-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Zvicër, rreth një javë pas qëndrimit në kujdes intensiv për shkak të dhunës fizike nga partneri i saj.
Autori i dyshuar i krimit është një 46-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.B. Për këtë ngjarje vijojnë hetimet, ndërsa burri nuk ka rekord penal në lidhje me dhunën në familje, shkruan media zvicerane “20 min”.
Sipas policisë, pak para mesnatës të së premtes, një prej fëmijëve telefonoi urgjencën, të cilët gjetën gruan e pajetë në shtrat.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda. Sapo mbërriti policia, burri nuk bëri rezistencë dhe pranoi të arrestohej.
Sipas një kushëriri të autorit të dyshuar, e gjithë familja në Kosovë është në shok. Viktima dhe autori ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Ndërsa të afërmit e tjerë thonë se nuk kishin biseduar asnjëherë për probleme në martesë.
Top Channel