Shtëpia e Bardhë gjen ‘fajtorin’ për rrëzimin e Biden në shkallët e Air Force One

19/03/2021 21:30

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka dhënë sonte një deklaratë mbi rrëzimin qesharak të Joe Biden në shkallët e avionit presidencial Air Force, duke thënë se ishte “mot me shumë erë.”

Zëdhënësja e shtypit Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve brenda avionit presidencial, se edhe ajo vetë gati ishte rrëzuar nga era.

“Ishte mot shumë me erë jashtë. Edhe unë desh u rrëzova duke u ngjitur në shkallët,” tha Jean-Pierre, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësime mbi shëndetin e Biden pasi ai “është në 100 të formës.”

Sipas shërbimit meteorologjik amerikan, zona e Maryland është përshkruar nga erëra me shpejtësi nga 30 deri në 40 km në orë.

Por gjithsesi erërat nuk penguan avionin të ngrihej për udhëtimit drejt Atlanta, ku Biden do të takohet me liderët komunitarë, pas masakrës me tetë të vrarë të komuniteteve aziatike, në tre qendra masazhi.

Shefja e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë Kate Bedingfield shkroi më tej për incidentin me shkallët: “E di që njerëzit e panë presidentin Biden të binte duke u ngjitur në shkallë, por jam e lumtur të raportoj se ai është mirë dhe nuk ka nevojë për kujdesje nga grupi mjekësor që udhëton me të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA