Kryeministri Edi Rama nga Shkodra përsëriti edhe njëherë zotimin se paga minimale nga 300 do të shkojë në 400 mijë lekë.
Ai gjithashtu nuk la pa përmendur dhe opozitën dhe akuzuar për grumbullimin e qytetarëve në kohë pandemie.
Rama: Për pagën minimale, për të mos treguar përralla, do të shkojë në 400 mijë, ata që vijnë këtu dhe krijojnë vatër covid, rrezikojnë mbështetësit e tyre sikur jemi në vitet 90, një histori që përsëritet.
Unë jam shumë i vendosur ta largojmë virusin nga Shqipëria një orë e më parë , duke vaksinuar. Vijnë aty me dhëndrin që i bie dajres, janë skena që nuk i takojnë një force politike qe e ka seriozisht të jetë alternative e vendit, nuk mundemi dot të zëvendësojmë , do ecim në ekuilibër, për të mos ndaluar frymëmarrjen, ulim kokën me keqardhje kur humbim jetë, por nuk mund të jemi me virusin për të bërë fushatë dhe luftë politike.
Kjo është e neveritshme, gjasat që kjo të ndryshojë është 0, për PD dhe kaçatorrët e saj, por të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër është karakteristikë e budallenjve, prandaj përsëris bëjini të gjithë se për të humbur që për të humbur keni, por ne fund të ditës mos harroni se kush ka mundësi të shfaqet ne publik të shfaqet ne raport me rregullat që kemi, e jo më dikujt që kërkon të udhëheqë vendin.
Top Channel