Shko në Has dhe ndjehu në faj – A jeton ti mes asgjësë në mesin e një pasurie blegtorale? Fshatra me potencial të madh që po i harrojmë

11/03/2021 20:20

Një udhëtim mbresëlënës, nga bjeshkët e Cahanit në fshatin Golaj. Ilnisa Agolli na çon në Has, përmes ciklit “Fshatrat e Shqipërisë”, në televizionin Top Channel.

Aty do të mësojmë historinë e Cahanit, një fshat i varfër në mesin e një pasurie blegtorale. Këtu një numër i madh hasjanësh u bashkuan në mënyrë vullnetare luftës për çlirimin e Kosovës. Hasjanët hapën dyert e shtëpive dhe jo vetëm për bashkëkombësit tanë. Banorët që do të shihni të mbeten në mendje për shumë arsye. Si duket jeta aty?

E trishtë të shohësh se e gjithë bujaria e tyre shkon paralel me një varfëri ekstreme. Si mund të ndjeheni kur të njiheni me Fadilin dhe gjyshin më të vjetër në këtë tokë që dha shumë dhe nuk mori asgjë? Nuk kishin bukë të hanin, e megjithatë, natyra e kësaj zone dukej se u qetësonte shpirtin e trazuar.

Dukë zbritur ndaluam në Golaj.
Duken si dy botë të ndryshme, Cahani lart dhe Golaj poshtë, ku nuk mungon asgjë dhe ku këmba shkel në pasuri të mëdha. Hasi mbijeton me të ardhurat e emigracionit. Baza kryesore e zhvillimit të këtij vendi është vetëm ai. Ajo që duam të themi, është se në këto zona të thella me këta njerëz që jetojnë mes asgjësë, ne arrijmë të mësojmë se si mos të ngutesh…duke besuar. Besuar se dikush do të kujtohet për ta. Ata jemi ne!

E, megjithatë mendojmë se është koha të kthejmë sytë nga kjo krahinë e cila mbetet e pa studiuar dhe e lënë tërësisht pas dore në Shqipëri. Shih videon e plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA