“Kur ra telefoni, thashë obobo….”, Vasilika Hysi rrëfen momentin kur mori ftesën për deputete

08/03/2021 17:27

Vasilika Hysi, e cila i ka dhënë fund rrugëtimit të saj politik është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama për kontributin e saj 12 vjeçar në PS.

Ditën e sotme, teksa kryeministri i uroi festën e 8 marsit, ajo ka zbuluar momentin kur mori ftesën për deputete ndërsa ka rrëfyer se fillimisht ka hezituar të pranojë ftesën.

Hysi: Kur ka rënë telefoni atë ditë, lexoj Edi Rama thashë bobo, do reagonte për ndonjë deklaratë, mendova se si do kishte merak për ndonjë çështje dhe kur tha për një kafe, thashë po mirë. Dhe më tha do të marr, do të bëhesh pjesë e skuadrës dhe tha meqë lufton kaq shumë, të luftosh nga brenda, u çudita, por që ajo ditë nuk kam qenë e qetë. E gjithë bota e ëndrrave si e kisha menduar unë politikën më ra dhe thashë ishalla s’më merr më në telefon. Këmbënguli fort dhe më mori. Më tha “mos ndrysho”. Më erdhi shumë mirë që këtë e dëgjova dhe për Luljetën, ka nevojë për njerëz që nuk janë të gjithë e njëjta prerje.

Rama: Kam dëgjuar, “obobo”, s’mund të bëhem unë dot ashtu. Unë iu thashë që PS të bëhet si ju, jo ju si PS në sensin e shablloneve, por del “sot më e gatshme për t’u bërë risi e PS seç ishte herë, je çliruar nga makthet e Komitetit të Helsinkit. Po del jo e transferuar negativisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA