Presidenti Macron e pranon: Aktivistin algjerian e vranë forcat franceze 

04/03/2021 11:24

Forcat franceze e “torturuan dhe e vranë” aktivistin algjerian të lirisë, Ali Boumendjel gjatë luftës së vendit të tij për pavarësi.

Vdekja e Boumendjel qe mbuluar si vetëvrasje, por tani u rishqyrtua zyrtarisht dhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e pranoi përpara nipërve të kësaj figure të rëndësishme të përpjekjeve algjeriane për liri rolin e vendit të vet në vrasjen, jehona e së cilës nuk u fashit asnjëherë.

Pranimi i Macron vjen në një kohë kur ai në muajin janar ngjalli zemërim të madh me refuzimin për të kërkuar ndjesë zyrtare për abuzimet e kryera gjatë pushtimit të Algjerisë. Në vend të kësaj, thjesht u pajtua me ngritjen e një të ashtëquajturi “komision të së vërtetës” siç ishte rekomanduar nga një raport i porositur prej qeverisë për të hedhur dritë mbi të shkuarën kolonialiste të Francës.

Torturat, zhdukjet dhe vdekjet si gjatë paraburgimit, ashtu edhe gjatë operacioneve të sigurisë shënjuan atë luftë, por presidentët franceze kanë zgjedhur gjithmonë t’i shmangeshin konfliktit të lidhur me poshtërimin dhe brutalitetin ndaj një kombi. Boumendjel, jurist dhe patriot, u arrestua gjatë betejës së Algjerit dhe vdiq 23 marsin e vitit 1957. “Ali Boumendjel nuk kreu vetëvrasje. Ai u torturua dhe u vra”, mësohet të ketë deklaruar Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA