Italia fashiste që kishte pushtuar Shqipërinë, për çdo projekt të ngjashëm vepronte në të njëjtën mënyrë, duke dëmshpërblyer qytetarët. Referuar këtij dokumenti të siguruar nga Top Story nga arkivat, në të njëjtën formë është vepruar edhe për shpronësimin e truallit për aeroportin e Drenovës në Korçë.
Në vitet 1995-1999, familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga morën në dorë vendimet e para pozitive nga Agjencia e Kthimit të Pronave. Por, ligji e ndalonte privatizimin e pronave që zotëroheshin nga Minsitria e Mbrojtjes. Pas vitit 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet, nisi finalizimi i planit të mirëmenduar prej vitesh. Fillimisht nisën sulmet brenda klubit Partizani që kishte varësi nga Ministria e Mbrojtjes.
“Nga viti ’95 deri në 2005 unë kam qenë drejtor i klubit shumësportësh Partizani, se aty ka qenë edhe ekipi futbolit që ishte drejtor Bert Xhani, por unë varesha nga Ministria e Mbrojtjes. Në vitin 2005 që fitoi PD, për ta realizuar marrjen e klubit, mua më hoqën nga klubi në mënyrë kshu shumë të dhunshme” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani.
“Unë kisha në klub nga viti 58 deri 2005, afër 50 vjet” u shpreh Isa Tare, Ish Drejtor i Shumësportëshit Partizani. Disa muaj pas spastrimeve në klubin e kuq, Jamarbër Malltezi shfaqet hapur në këtë aferë. Në fillim të vitit 2006, ai nënshkruan një sërë prokurash përfaqësimi me 5 familjet që pretendonin pronën.
Malltezi emërohet përfaqësues i përgjithshëm dhe merr në dorë gjithçka. Përmes këtyre prokurave, ai u dha një mesazh të qartë ministrave, se kishin të bënin me dhëndrin e kryeministrit. Të paraqitet pranë cdo institucioni shtetëror apo shoqëri private, pranë cdo personi fizik apo juridik, pranë Zyrës së regjistrmit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, cdo zyre noteriale, të marrë apo depozitojë cdo lloj dokumenti, kontrate, kontrate shkëmbimi etj, pa përjashtuar të drejtën për të tërhequr pranë cdo zyre dokumentacion të nevojshëm për pronat që rezultojnë në emër të përfaqësuesve kudo që ndodhen ato.
Plani i asaj që luhej ishte i qartë. Zona kishte një vlerë mjaft të madhe për vetë pozitën gjeografike ku ndodhej, shumë pranë qendrës së qytetit.
“Shumë djallëzore, shumë e.., vetëm për fitimin e tyre për të prishur ambjentet sportive për pallate, për të fituar” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani.
Në fakt, qëllimi ishte i pastër edhe në prokurat përfaqësimit. Familjet pretenduese i jepnin të drejtë Jamarbër Malltezit deri për negocimin e kontratave të shkëmbimit, pra, kontrata me firmat e ndërtimit për ngritjen e kullave, siç edhe ndodhi më pas.
Të negociojë me firma ndërtuese për të ndërtuar në pronat me emër të të përfaqësuarve duke përcaktuar përqindjen e ndërtimit që do të përfitohet nga këta të fundit, të nënshkruajë kontatën me anën e së cilës do të vërë në dispozicion të firmës ndërtuese sipërfaqen e truallit në pronësi të të përfaqësuarve.
Emisioni i plotë:
Top Channel