Dënohet agjenti imobiliar në Angli, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjellë kanabis me vlerë 2 milion stërlina
Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta.
Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shmangur bllokimin e nyjës së qarkullimit dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve.
Top Channel