“Do ju kisha marrë me vete në xhep…”/ Rama: Ëndrra dhe çmenduria ime, të kemi një fushatë vaksinimi për të lehtësuar sezonin turistik

02/03/2021 13:56

Kryeministri i vendit në konferencën live për mediat ka folur për vaksinimin e popullatës, duke u shprehur se shpreson që të zhvillohet një fushatë intensive vaksinimi për të lehtësuar edhe sezonin turistik, duke promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të ulët

Rama thotë se do të bëjë gjithçka që Shqipëria të mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash, duke mos harruar së përmenduri edhe ardhjen e 15,210 doza të vaksinës Pfizer dje, për të cilat fillimisht u lajmërua se dërgesa do të shtyhej me 24 orë.

“Mund ta përsëris pa fund përgjigjen që ambicia, ëndrra, çmenduria ime është që të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar sezonin turistike, dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të ulët. Them çmenduria sepse është një bast shumë i madh për sa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja me e lehtë që mund të bëhet sot, kemi pas një diskutim shumë të gjatë dje me ata që na pritën për çështjen e vaksinës. Me shumë kënaqësi do ju kisha marr me vete në xhep që mos ju shikonin dhe ju të shihnit nga brenda bisedën për të parë çfarë situate tensioni është për të gjitha vendet. Unë nuk tërhiqem nga kjo çmenduri do bëj gjithçka që të kemi sasira të konsiderueshme vaksinash. Po se pashë përpara sasinë është e kot që të flasim. Dje në mëngjes thanë nuk e sjellim dot sot dhe e sollën në dark, kompanitë janë në një stres dhe janë 5 kompani tek të cilat janë drejtuar sytë e të gjithë planetit. Shikoni Gjermaninë që është një superstar si fuqi, ankohet se nuk ka doza të mjaftueshme sipas planit të saj. Ne kemi nevojë për jo dhjetëra miliona vaksina por një numër të konsiderueshëm. Brenda mesit të marsit do mbyllim vaksinimin e mjekëve dhe do fillojmë me mësuesit. Ça më thoni ke një datë, një numër, sa të vijnë. Kemi përgatitur një operacion ku do të përfshihen të gjithë vaksinatorët, studentë të infermierisë, ushtria, trajnimet vazhdojnë, por na duhen  doza dhe kjo është realisht gjëja e parë kur zgjohem dhe e fundit para se të mbyll sytë, është një garë me kohën dhe me forca që janë shumë dhe me një dinamikë si ndryshon nga dita në ditë”, tha Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA