Izraeli lider në botë/ Ja cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

28/02/2021 18:04

Më shumë se 234.1 milionë doza vaksine janë administruar në të gjithë botën, shifër kjo e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 persona.

Ndërkohë që ka një hendek të thellë mes programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë prej tyre që nuk kanë administruar as edhe një dozë të vetme.

Sipas të dhënave, kryeson në botë Irzaeli, me gjithsej 7,957,787 ose ndryshe 52.5% të popullatës që e ka marrë një dozë vaksine dhe 37.1% që i ka marrë të dyja dozat. Izraeli, ndiqet nga Seychelles, që ka administruar 75 mijë vaksina, me 53.3 për qind të popullatës që ka marrë një dozë dhe 24.3 për qind që i kanë marrë të dyja dozat.

Më pas pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, me afro 6 milionë vaksinime, Britania e amadhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia. Vendi ballkanik ka administruar mbi 1,3 milionë vaksina me 12.7 përqind të popullatës që ka marrë të paktën një dozë dhe 7.3 për qind që i ka marrë të dyja dozat. Ndërsa dozat e vaksinës mbeten të shumëdëshiruara në të gjithë globin, pjesa më e madhe e vendeve i kanë fokusuar programet e tyre të imunizimit tek grupet prioritare, duke vaksinuar personat klinikisht vulnerabël, ata mbi moshën 60-70 e lart si edhe punonjësit e vijës së parë të frontit si mjekë dhe infermierë. Izraeli po e vaksinon popullatën më shpejt se cdo vend tjetër me 89.6 doza vaksine të administruara për cdo 100 persona.

Ndërkohë, ka një ndarje shokuese mes kontinenteve. Vendet më pak të pasura po shpresojnë tek programi Covax, që synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksine deri në fund të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA