Izmir Smajlaj me medaljen e fituar në Beoagrad e çon në 3 numrin e medaljeve të arta të fituar për këtë vit 2021 duke mbajtur edhe flamurin e atletikës si sportisti I vetëm deri më tani që po arrin në këto nivele në këtë vit.
Izmir Smajlaj: Jam shumë i kënaqur me garat dhe me kërcimin që kam bërë pasi deri më tani unë në olimpiadën e kam fituar 4 herë dhe mitingun e Beogradit 2 herë.
Ndërkohë që pjesëmarrja në këto aktivitete veç pikëve olimpike ka edhe një shpërblim financiar nga Ministria e Sporteve, por që në këtë pikë gjithmonë situate bëhet e paqartë.
Izmir Smajlaj: Mitingjet nuk kanë shpërblime pasi janë gara private, ndërkohë që ballkaniada ka por ende nuk kemi marrë gjë pasi nuk është kaluar VKM-ja e kryeministrit.
Por nga java e ardhshme sportistin shkodran të udhëhequr nga trajneri Gjergj Ruli e prêt prova t vërtetë, ajo e kampionatit europian.
Izmir Smajlaj: Më pret një javë shumë e gjatë dhe e vështirë pasi do të më duhet si fillim në europian që të kualifikohem për në finale më pas të shohim çfarë do të arrij, por padyshim që synimi im është medalja.
Top Channel