Teuta pret Kukësin/ Me sfidën për garën evropiane nis java e 21 e Superligës

25/02/2021 15:44

Teuta-Kukësi është skuadra që hap javën e 21-të së Superligës. Një ndeshje mes dy rivalëve direkt për zonën europiane.

Verilindorët janë disi më larg, ndërkohë që Teutës i duhet me doemos të mbaj ritmin për objektivin e saj kryesor titullin kampion. Durrsakët vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje për shtyp ndërkohë tek Kukësi po punohet për të rikthyer të paktën gjendjen psikologjike pas luhatjes që po tregojnë nga java në javë.

“Skuadra e Teutës është një ekip i konsoliduar dhe që ka një ritëm shumë të mirë në kampionat”.

Skuadra e Teutës do të jetë edhe kundërshtari i Kukësit për ndeshjen çerekfinalen të Kupës së Shqipërisë që do të luhet me vetëm një takim. Në pamje të parë Kupa është një rrugë më e shkurtër ekipin kuksian për në Europë, por mbrojtësi Bruno Lulaj thekson se ata nuk do të bëjnë asnjë llogari për asnjërin nga trofetë.

“Ne do të luftojmë për të dy trofetë”.

Ndërkohë kjo fundjavë do të vazhdojë me ndeshjet e ditës së shtunë me të gjitha ndeshjet të cilat si gjithmonë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA