Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid sot do te mbahet mbledhja dhe komunikimi i Komitetit të Ekspertëve për të marrë një vendim nëse do të ketë apo jo kufizime të reja.
Ora policore 20:00 e mbrëmjes me 6 e mëngjesit si masë antiCOVID skadon ditën e sotme. Prej 10 shkurtit, Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22: 00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.
Përtej këtij orari, lëvizjet bëhen vetëm përmes lejeve që duhet të merren përmes aplikimit në e-Albania.
Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.
Ndërkohë, një tjetër dite me bilanc të rënduar në vend u shënua në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 19 humbje jete dhe 1021 raste të reja nga Covid-19. E rënduar situata edhe në 4 spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, ku po trajtohen 647 pacientë, ndërsa është rritur numri i atyre që janë në terapi intensive dhe të intubuar.
Top Channel