Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas konferencës së presidentit Ilir Meta duke thënë se ai nuk e mbështet Reformën në Drejtësi nisur nga reagimi për juristin Ardian Dvoranin.
Ai gjithashtu përmendi heshtjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha duke i bërë thirrje që të mos fshihet.
Balla kërkon përgjigje nga Basha nëse është në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo është në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.
Kujtojmë se ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar me një çmim ndërkombëtar juristin dhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani me motivacionin për përkushtim kundër korrupsionit transparencës dhe llogaridhënies.
Postimi i Taulant Ballës:
Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është:
Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur?
Ku është Luli Basha?
Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?
Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!
Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?
Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!
Top Channel