Takimi i parë me një lider të huaj/ Biden zgjedh Trudeau, ‘ndreq’ gabimet e Trump

24/02/2021 12:22

Presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me kryeministrin Kanadez, Justin Trudeau, në të parin takim të tij dypalësh me një lider të huaj, që kur ka marrë detyrën.

Dy liderët nënvizuan prioritetet e përbashkëta politike, në lidhje me ndryshimet e klimës dhe Kinën, përfshirë lirimin e dy kanadezëve që mbahen të arrestuar atje.

“Qeniet njerëzore nuk janë karta për tu shkëmbyer”, tha Biden. Të dy vendet premtuan po ashtu të punojnë për arritjen e objektivave klimaterike deri në 2050.

Kanadaja është shpesh destinacion i zgjedhur për udhëtimin e parë të huaj të një presidenti amerikan, por covid 19, ka ndikuar në planet e Biden. Në vend të udhëtimit fizik, takimi u mbajt në distancë. Demokrati Biden shpreson të rinovojë marrëdhënien me Trudeau, pasi paraardhësi e tij e tronditi dukshëm atë.

“SHBA nuk ka një mik më të afërt dhe më të rëndësishëm se Kanadaja. Dy vendet tona ndajnë një gjeografi të afërt dhe një histori që do të na lidhë me njëri tjetrin përgjithnjë. Trudeau po ashtu është angazhuar për të punuar me shba, për të kapërcyer krizën e covidit, por edhe për të siguruar që të dy vendet të zënë pozicionin që u takon në botë”, tha Biden.

“Po përballemi me kohë të vështira, dhe kjo nuk ka dyshim. Por ne nuk po përballemi me këtë krizë të vetëm. Kanadaja dhe SHBA janë aleatë të ngushtë, partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe miq të hershëm. Ne jemi të bashkuar për të mundur këtë pandemi dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë dhe unë e di që lidhja jonë do të bëhet më e fortë. Liderët nuk morën pyetje nga gazetarët, çka është e pazakontë në Uashington për evente dy palëshe si ky”, Trudeau.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA