28/11 18:37
Mbi 50 njerëz u vranë në tre burgje në Ekuador gjatë një kryengritje.
Trazirat shpërthyen në katër burgje dhe sipas kryeministres, Patricia Pazmin, trazirat ndodhën si rezultat i një konflikti të një bande kriminale.
Sipas raporteve të mediave vendase, anëtarët e familjes së të arrestuarve e konfirmuan këtë informacion duke thënë se anëtarët e një bande sulmuan anëtarët e një bande tjetër.
Presidenti Lenin Moreno deklaroi se policia po bën gjithçka për të vendosur rendin në burgje.
“Organizatat kriminale po kryejnë njëkohësisht veprime të dhunshme në disa burgje në vend. Ministri i Qeverisë dhe policia po punojnë për të marrë kontrollin”, shkroi Moreno në Twitter.
Top Channel