Policia e Gramshit ka vënë nën pranga 2 persona, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar u janë gjetur disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula metadon.
Kështu, të arrestuarit janë: E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.
Njoftimi i policisë/ Gramsh
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel