“Shteti ka marrë 142% më shumë para nga oligarkët”/ Rama: Taksa e sheshtë favorizon të pasurit

23/02/2021 11:40

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shteti ka marrë 142% më shumë para nga oligarkët për shkak të taksës progresive.

Ndërkohë Rama është shprehur se taksa e sheshtë që dëshiron të implementojë opozita është një taksë që i favorizon të pasurit dhe ‘mbyt’ të tjerët.

“Biznesi i vogël ka kontribuar në punësim dhe vetëpunësim duke marrë një shtysë shumë të fuqishme dhe do reflektohet në fund të këtij viti me rritje të numrit por edhe të të punësuarve. Një pikë tjetër është raporti i kësaj qeverie me të pasurit. Ky është kontributi i oligarkëve në 2013 dhe në vitin 2019. Nuk e kemi marrë 2020 se ishte me anomali lehtësirash. Ja sa para më shumë ka marrë shteti nga xhepi i më të pasurve. 142%  më shumë. Merreni sharrojeni me taksën e sheshtë dhe shikoni sa do tju lërë pala tjetër në xhep oligarkëve. Që flet ditën dhe filtron natën. Dhe grafiku i tretë është tatimi progresiv për individët. Është ulur tatimi dhe janë rritur të ardhurat. Ka ardhur vetëm në ngjitje. Ulëm tatimi mbi pagën për 97% të të punësuarve. Taksa e sheshtë ju godet. Dhe nga ana tjetër mbështet pronarët. Nuk do e rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk e ulim. Të mos votojnë për ne se nuk e ulim dhe as nuk do e rrisim. Po sdo kenë as taksën e fshehtë sesa paguanin për atë 10% për ata që qeverisnin dhe bënin xhandarin” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA