NASA tërhiqet nga plani, nuk do të dërgojë njerëz në hënë

21/02/2021 11:36

Administratori ne detyrë i Nases, Steve Jurczyk e bëri të qartë se objektivi I dërgimit të njerëzve në Hënë deri në 2024-tën, nuk duket më i arritshëm.

“Qëllimi i uljes në Hënë për tre vjet mund të mos jetë më një objektiv realist për shkak se dy vitet e fundit nuk u siguruan fonde mjaftueshëm për të bërë të mundur diçka të tillë. Në dritën e këtij zhvillimi kemi vendosur të rishikojmë programin për të gjetur rrugën më efikase përpara”, u shpreh ai. Dy javë më parë sekretarja e  shtypit i Biden, Jen Psaki, tha se administrata e re do të mbështeste programin e agjencisë hapësinore Artemis për të ulur astronautët në Hënë dhe për të vendosur bazat për një mision përfundimtar njerëzor në Mars. Jurczyk tha gjatë një interviste se NASA ka mirëpritur një votë besimi nga administrata e Biden.

Ishte e qartë se administrata dha një deklaratë kaq të qartë të mbështetjes për programin Artemis, si për shkak se ai vazhdon një iniciativë të filluar nën administratën Trump, ashtu edhe për shkak se erdhi shumë herët pasi Biden u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë. Shpesh, vendimet kryesore të politikës hapësinore vijnë më vonë në një presidencë, dhe NASA nuk ka ende një të emëruar për të shërbyer si udhëheqësin e saj. Per cdo rast ky sinjal i hershëm dhe i qartë u mirepri në komunitetin hapësinor, i cili kërkon stabilitet e jo trazira të mëdha me çdo president të ri.ishte spekuluar gjerësisht se data 2024 nuk do të qe e mundur të realizohej, veçanërisht pas Kongresi nuk financoi plotësisht kërkesën e NASA-s për zhvillimin e Sistemit të Zbritjes me Njerez në vitin fiskal 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA