Do largohet nga Portokalli? Flet “Luzja”: Profesioni jonë ka brryla deri në shpatulla

21/02/2021 15:49

Aktorja e njohur Renata Caci ishte e ftuar në “Dream Team” në ‘E diell’, ku foli për fëmijërinë e saj dhe dëshirën e madhe për të mësuar biçikletën, gjë që nuk e arriti dot.

“Ëndërroja gjithmonë të kisha një biçikletë. Nuk e mësoja dot dhe nuk ma blenë. Nuk mbaja ekuilibrin e biçikletës se për gjëra të tjera në jetë e mbaj shumë mirë. Turp e faqe e zezë. E di që do më nxjerrin të gjithë portalet se “Luzja e Portokallisë” nuk di ti japë biçikletës, por punë e madhe. Nuk di, se në fund biçikleta ka dy rrota, dy këmbë kam vetë”, tha Caci.

E pyetur nëse do të largohet nga spektakli i humorit “Portokalli”, Caci, e cila njihet edhe për rolin e “Luzes” u shpreh:

“Profesioni jonë ka brryla deri në shpatulla. Unë nuk kam mllef. Ti je për kunja aty më duket? Je e mllefosur, ke ik nga Portokalli? Po rri o rri, unë e kam 12 sahatin gjithmonë dhe derisa të kem frymën, 12 do ta kem.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA