Pamjet brutale të betejës ‘mesjetare’ ku u vranë me leva 27 ushtarë në kufirin Indi-Kinë (fotot)

20/02/2021 17:33

Një video e rëndë është publikuar së fundmi e betejës famëkeqe në stil mesjetar, mes trupave kufitare të Indisë dhe atyre të Kinës, ku ushtarët me veshje të rënda mbrojtëse e leva hekuri në duar u përleshën duke lënë 27 të vdekur.

Kina dhe India janë përballur shpesh për çështjen e linjës së kufirit në një territor të kontestuar në Himalaje, ku trupat e të dyja vendeve sipas marreveshjes, nuk lejohet të mbajnë armë zjarri.

Pamjet e reja që besohet se janë publikuar nga partia komuniste e Kinës në formën e një pakete propagande, tregojnë përleshjen brutale katër-orëshe të qershorit të shkuar, ku u përfshirë rreth 500 trupa.

Marrëveshja e ndalimit të armëve në rajon detyron trupat që gjatë mosmarrëveshjeve të luftojnë me mjete të improvizuara.

Pamjet tregojnë konfrontimin e përgjakshëm mes qindra ushtarëve të armatosur me mburoja dhe leva në duar, teksa ndeshen në luginën Galway.

Të paktën 23 ushtarë indianë ishin vrarë në konfrontim, ndërsa Kina tha se katër ushtarë të saj kishin humbur jetën.

Pamjet nisin kur një grup ushtarëqsh kinezë ndalojnë për të krijuar një kamp në rajon.

Por papritur një forcë e madhe ushtarësh indianë shfaqet në luginë me mburoja dhe shkopa në duar, një prej të cilëve duket se valëvit një shpatë.

Video më pas ndërpritet pas rënies së muzgut, me skena kaosi e ulërimash.

Një ushtar kinez shihet i përgjakur teksa merrr kujdesje nga shokët e tij që i fashojnë kokën.

Pranimi i viktimave nga Kina erdhi vetëm javës që shkoi, më shumë se gjashtë muaj pas incidentit të rëndë, që solli dy fuqitë bërthamore pranë luftës.

Autoritetet kanë thënë se tashmë zgjidhja e çështjes së kufirit në Himalaje do të zërë vendin që i takon në marrëdhëniet mes dy superfuqive aziatike.

FOTO GALERI
8/9
Autoritetet kanë thënë se tashmë zgjidhja e çështjes së kufirit në Himalaje do të zërë vendin që i takon në marrëdhëniet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA