Linda Pino, koordinatorja e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri, ka ngritur shqetësimin se 210 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nuk kanë akses në mësimin online.
Në një intervistë për “Wake Up”, ajo u shpreh se nuk dihet se si po mësojnë ata fëmijë, të cilët nuk kanë mundësi të kenë një telefon apo një kompjuter për të ndjekur mësimin.
“Arsimi nuk i jep efektet menjëherë, i jep efektet në një 10-vjeçar. Kështu që edhe shqetësimi që me të drejtë ka ngritur Banka Botërore është i drejtë, ku do shkojë arsimi këtu e dhjetë vjet, si do jetë gjendja e fëmijëve që sot po studiojnë në arsimin parauniversitar publik.
Janë mbi 500 mijë fëmijë që studiojnë sot në arsimin parauniveristar publik. Nëse bëjmë një përllogaritje, janë 210 mijë nxënës që nuk kanë akses në arsim. Pra 210 fëmijë ku janë, si po mësojnë. Janë fëmijë që nuk kanë mundësi të kenë një telefon dhe jo më një kompjuter”, tha ajo.
Top Channel