U premtuan martesë vajzave rumune, por i shfrytëzuan si prostituta në Shqipëri, kapet bashkëpunëtori

19/02/2021 12:02

26-vjeçari i shpallur në kërkim për shfrytëzim të vajzave rumune si prostituta në vendin tonë është arrestuar.

T.M. në bashkëpunim me J.D. i cili u arrestua një javë më parë u kanë premtuar martesë dy vajzave rumune për t’u larguar në vendet e BE-së, por i kanë detyruar që të punojnë si prostituta. 26-vjeçari  ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Tiranë

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve. Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim  në kuadër të këtij operacioni.   Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA