Policia e Durrësit ka vënë nën pranga katër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Një 46-vjeçar është ndaluar nga blutë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërsa, një 39-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia ka vënë nën pranga edhe 2 shtetas, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur në masën 1.09 mg/l.

F. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel