Ilustrim

Tiranë – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 22 vjeç, pasi në biznesin ku ishte i punësuar ka vjedhur disa produkte, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. G., 39 vjeç dhe A. L., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 16.02.2021, shtetasi I. H., 42 vjeç, ka kallëzuar se në fshatin Laknas, Domje, është kanosur nga një shtetas i panjohur. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

•Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel