Kryeministri Edi Rama merr pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit në Qarkun e Shkodrës. Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia. Të paret që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.

Manastirliu ka deklaruar se sot do të bëhen 150 vaksinat e para ndërsa do të marrin injektimin edhe një grup mjekësh e infermierësh nga Lezha. Më tej do të transferohen për tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër për ët nisur vaksinimin tek kjo grupmoshë sipas planit.

Manastrilu: Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër. Kemi organizuar punën për vaksinimin e mjekëve. 150 vaksinat e para sot. Por në ditët e e ardhshme do të shtohet, do të jemi edhe në azilin e Shkodrës. Fillon me listë emërore dhe sipas sistemit që kush vaksinohet. Vaksinuesit janë të trajnuar. Më vonë do të vaksinohen edhe mjekët e spitalit të Lezhës më pas edhe tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA