Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që të shtyjë seancën e dhënies së vendimit për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku ka thënë se seanca do të shtyhet me 25 shkrut dhe avokati duhet të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt.

Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku: “Magjistratja të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes. Seanca shtyhet më 25 shkurt dhe avokati të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt”

Kujtojmë se Enkelejda Hoxha, më parë u pezullua nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Avokati i saj, gjatë seancës së sotme kërkoi pezullim të procesit pasi sipas tij, magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nuk ra dakord me avokatin duke thënë se: ”Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit.”

“Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka pasur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka pasur kohë sepse është caktuar më 27 janar.”

“Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje.” ka thënë Metani.

Këshilli pas kësaj është tërhiqet për konsultim ku më pas vendosi që senaca të shtyhej.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA