Familja e kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i ka borxh të madh familjes së tij e sidomos djalit të vogël Zahos, sepse nuk ka qëndruar aq kohë sa duhet me të.

Rama shprehet se betejat për vendin nuk mund të lihen në mes, sepse sipas tij asnjë tjetër përveç Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies për të drejtuar vendin.

Kryeministri përmend se duhet të përfundohet rimëkëmbja, të kryhet vaksinimi i të gjithë qytetarëve, të futen të gjithë nëpër shtëpitë e tyre, të përmbyllet reformimi i shëndetësisë, të pastrohet imazhi i bluzave të bardha nga abuzuesit, të forcohet progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi apo zhvillimi i infrastrukturës portuale e aeroportuale.

Rama nuk lë pa premtuar se gjatë mandatit të tretë, PS do ta çojë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Kujtojmë se pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa beteja mes partie politike sa vjen e bëhet edhe më e ashpër.

Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit Rama është duke i dhënë dorën e fundit duke u konsultuar me ministrat. Për sa i përket rindërtimin socialistët synojnë që brenda vitit 2021 të përfundojnë mbi 4000 shtëpi të reja, gjithashtu synojnë rritjen e pagave, një program për familjen, shtimin e investimeve në shëndetësi, rritjen e punësimit, trefishimin e eksporteve bujqësore nga 320 milionë euro që ishin në vitin 2020, në 1 miliard euro në vitin 2024 dhe një draft program për turizmin.

Postimi  i plotë:

Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht. Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit! Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta çojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA