Arrestimi i Edvin Priftit/ Avokati në Open: E tepruar t’i heqësh mundësinë një kirurgu që operon 3 zemra në ditë pa mbyllur hetimet

16/02/2021 21:31

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti pas përgjimeve të SPAK dhe gjetjes së 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë ka sjellë një reagim të madh në të gjithë vendin.

Avokati Adriatik Lapaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se mund të kishte hapësirë nga gjykata për arrestimin e tij sepse i është hequr e drejta një kirurgu që operon tre zemra në ditë. Sipas tij, duhet të mbylleshin hetimet pastaj të jepej një dënim për të.

“Unë e besoj që raportin me ligjin të gjithë e kanë personal. Mirënjohja është një veprim në vendin tonë, edhe sikur të dënohet unë i jam mirënjohës që ka shpëtuar një familjar timin. Në bazë të kodit të procedurës penale ka kushte,  ka dy momente,  momenti i hetimit dhe ai i gjykimit. Ti do hetosh dhe pastaj nëse rezulton do e dënohesh. Në bazë të nenit ai arrestohet në bazë të rrezikshmërisë së veprës, rreziku që  të largohet dhe rreziku që të prishë provat. Në rastin konkret nuk ka pasur rrezik që të largohet. Është një nga ato vepra që nuk mund ta burgosësh drejt për drejt. Mund të kishte hapësirë. Si masë sigurimi do e detyroja që të bënte inventarin derisa të mbylleshin hetimet nga shtëpia e deri në spital. Nëse provohej që ai e kishte kryer këtë gjë atëherë të dënohej. Por t’i heqësh mundësinë një kirurgu që operon tre zemra në ditë mua më duket e tepruar”, tha avokati.

Top Channel