Fitorja e thellë e Albin Kurtit, është tema kryesore në të gjitha mediat. Në emisionin “Open” në Top Channel u zhvillua një debat mes Bushatit, Nurellarit dhe Molliqajt.
Debati mes tyre ishte për rrezikun që mund të sillte ardhja e Albin Kurtit në Kosovë.
Pjesë nga debati:
Molliqaj: Ekziston rreziku nëse Kurti është në qeveri. Rreziku për demokracinë, për mënyrën se si e percepton shtetin dhe këto të gjitha. E dyta është ekonomia, koncepti komunist.
Bushati: Nuk mendoj se ka gjë të keqe këtu. Nuk ka rrezik, pasi në këtë kohë kanë qenë banditët në pushtet.
Nurellari: Ekziston rreziku pasi Kurti është person që nuk pranon dialog, është person që kërkon përqendrim pushteti në duart e tij, nuk është politikan elokuent thotë do luftoj korrupsionin dhe nuk e rregullon te njerëzit e tij. Ka pasur 4-5 veta me probleme. I ka dhënë tender publik…
Bushati: Po pres unë jam vesh-hapur të shoh çfarë rreziku ka, por s’po dëgjoj. Është një parti që nuk mbajti as 2 muaj pushtet dhe ju i akuzoni si të rrezikshëm, ndërkohë që vendin e kanë kapur banditët me kohë.
Nurellari: Qëllimet dhe qëndrimet janë bërë publike, nuk është parti e re kjo tani. Është lider karizmatik që ka shfrytëzuar si mjeshtër efektet e populizmit. Autokracia është rrezik.
Bushati: Më vjen mirë që e dëgjoj nga ty që i del në mbrojtje planit “pronto”.
Nurellari: Ka futur në punë në borde njerëz të Vetëvendosjes, ka bërë akte të pastra nepotizmi.
Molliqaj: Kurti dy herë doli në media në fushatë dhe në këto media ishin me pronarë oligarkë. Ka mendm bloshevik. Komunistët e asaj kohe thoshin me ne fillon historia dhe përfunduar duke thënë me ne mbaron historia. Ai çdo kundërshtar politik e zhduk. Ka marrë Osmanin dhe nuk e thotë kush se çfarë bën. Nëse shkojnë të dy bashkë në emision, nëse dalin në konferencë bashkë e mban si figurë krah vetes, por Osmani ka kërcënuar KQZ-në. Tha nuk do ketë hakmarrje, s’e pyeti kush. Programi i tij është centrist. Është autoritar dhe Osmani i ka qejf liderët autoritarë, i pranon.
Top Channel