Reshjet e dëborës pas 4 vitesh, pamjet fantastike nga Tirana
13/02/2021 18:13
Pasditja e së shtunës solli reshjet e para të dëborës në Tiranë.
Nëse vazhdojnë me këtë intensitet, kryeqyteti mund të zbardhet shumë shpejt. Ky fenomen natyror është tepër i rrallë në Tiranë pasi hera e fundit kur u përfshi nga reshjet e dëborës ishte në vitin 2017.
Mbetet për tu parë nëse reshjet do të vazhdojnë me këtë intensitet dhe të shtrohen në sipërfaqen e tokës. Deri tani, reshjet e dëborës shoqërohen me reshje shiu duke e bërë që të shkrijë sapo prek tokën.
Top Channel