Reshje të dendura dëbore kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm duke shkaktuar vështirësi në disa akse rrugore.

Në rrugët me ngrica kanë dalë punonjësit për të hedhur kripë në mënyrë që drejtuesit e automjeteve ta kenë më të lehtë lëvizjen.

Intensiteti i reshjeve të dëborës pritet të jetë i lartë ndërsa në disa zona malore të bashkisë së Elbasanit si Labinoti Mal, apo fshatra të Librazhdit trashësia e dëborës pritet t’i kalojë 40 cm.

Policia ka rekomanduar drejtuesit e mjeteve që në orët e pasdites dhe të natës, të mos udhëtojnë pa goma dimërore apo pa praninë e zinxhirëve pasi temperaturat e ulëta por edhe intensiteti i reshjeve të dëborës që pritet të vijë gjithashtu do të jenë në rritje dhe do të shkaktojë rrëshqitje në rrugë.

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA