Minsitri i teknologjisë së Indisë dënoi sot ashpër gjigandët e rrjeteve sociale, duke i akuzuar për standarde të dyfishta e duke kërkuar që ata të ndjekin ligjet e vendit, pas refuzimit të rrjetit Twitter të hiqte postimet për protestën masive të fermerëve kundër qeverisë.
Komentet e zemëruara të bëra nga minsitri Ravi Shankar Prasad sot në parlament, kishin të bënin me ndjekjen e rregullave ekzistuese të vendit.
Ministri paralajmëroi:“Qoftë Twitter, Facebook, LinkedIn apo WhatsApp, ata janë të mirëpritur të punojnë në Indi, por ata duhet të ndjekin kushtetutën e Indisë dhe të zbatojnë ligjet e vendit”.
Komentet e Prasad erdhën pas refuzimit të kërkesës për mbylljen e rreth 1,000 llogarive për të cilat autoritetet indiane thonë se përhapin informacion të rremë, mbi protestën e fermerëve që vijon të zhvillohet në të gjithë vendin.
Javën e kaluar India dorëzoi te Twitter listën e llogarive kundravajtëse, duke kërcënuar me gjoba dhe ndalim të drejtuesve nëse nuk zbatonin urdhrat.
Prasad shtoi se qasja e kompanive tregon standarde të dyfishta, duke përmendur si shembull masat e ashpra që rrjetet morën gjatë protestave në Kongresin e SHBA.
Përleshjet në Capitol Hill bënë që rrjetet sociale të kryenin një fushatë të gjerë spastrimesh ndaj llogarive që nxisnin dhunën apo demonstrimin.
Top Channel