Shkencëtari bërthamor i Iranit u vra me armën 1-ton të kontrolluar në distancë (fotot)

11/02/2021 19:05

Kryeshkencëtari bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë nga zbulimi izraelit Mossad pranë Teheranit nëntorin e kaluar, me një armë super-preçizioni të montuar në një fuoristradë Nissan, raportohet nga mediat izraelite.

Arma një-tonëshe për kryerjen e atentatit është futur ilegalisht pjesë-pjesë në vend nga një grup prej 20 operativësh të spiunazhit izraelit dhe qytetarë iranianë, raportonte e përditshmja Jewish Chronicle

Mohsen Fakhrizadeh, i njohur si “babai i bombës” u vra në nëntor nga një shpërthim prej 13 plumbash prej një arme automatike, e cila nuk kishte lënduar as gruan dhe asnjë nga rojet e tij.

Arma e preçizionit të lartë ishte futur ilegalisht në vend për sulmin për një periudhë prej tetë muajsh. Gazeta thotë se arma ishte aq e rëndë pasi përfshinte dhe një bombë për vetëshkatërrimin e saj, për zhdukjen e provave pas atentatit.

Burimet e paemëruara të gazetës thonë se atentati funksionoi pasi shërbimet e sigurisë së Iranit ishin të zëna me ndjekjen e të dyshuarve si disidentë politikë.

Fakhrizadeh dyshohej nga Izraeli se po punonte në programin sekret të krijimit të bombës bërthamore.

Jacob Nagel, zyrtar i lartë i sigurisë në Izrael, tha se Mossad ka prova se Fakhrizadeh “po punonte për krijimin e mbushjeve bërthamore të armatimeve”.

Ai shtoi: “Ai ishte serioz në punën e tij, prandaj dikush vendosi që koha e tij në tokë kishte mbaruar.

Chronicle raportonte se vrasja u krye nga Izraeli pa përfshirjen e SHBA, por këta të fundit ishin njoftuar përgjithësisht para sulmit.

FOTO GALERI
3/5
Gjithashtu u plagosën rojet e tij dhe anëtarë të familjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA