Gruaja e biznesmenit rus të vrarë me shigjetë teksa relaksoheshin në sauna, mohon përfshirjen në TV (fotot)

11/02/2021 15:54

E dashura e famshme e biznesmenit rus të njohur si “Mbreti i Salçiçeve” ka kaluar sot provën e makinës së të vërtetës teksa tenton të shfaqësohet për vrasjen e tij makabre.

36 vjeçarja Sabina Gaziyeva, ishte e zhveshur në sauna bashkë me 54-vjeçarin Vladimir Marugov kur ky i fundit u vra me një goditje shigjete nga harku, nëntorin e vitit të kaluar.

Si një nga të dyshuarat e ngjarjes ajo ka ripërsëritur radhën e ngjarjeve në një program televiziv në Rusi, e lidhur me makinën e poligrafit, e njohur gjithashtu si makina e të vërtetës.

Ekspertët thanë se analizat e rezultateve tregonin se Gaziyeva mund të ketë gënjyer për disa aspekte të biznesit të partnerit të saj, por sugjerojnë se ajo nuk i njihte sulmuesit që bastisën ndërtesën dhe nuk mund të ketë ditur kohën e kryerjes së sulmit.

Marugov njihej si “Mbreti i Salçiçeve” pasi zotëronte një nga fabrikat më të mëdha të mishti në Rusi. Ai u vra më 2 nëntor brenda vilës së tij në Moskë.

Milioneri i cili kishte dy fëmijë të vegjel me Gaziyeva, u qëllua me shigjetë dhe u la të vdiste nga gjakderdhja, teksa partnerja ishte larguar për të kërkuar ndihmë.

Marugov kishte gjithashtu një tjetër djalë me ish-gruan Tatyana Marugova, i cili kishte vdekur në një aksident me motoçikletë në 2019.

Policia ka arrestuar ndërkohë sulmuesit e dyshuar, një prej të cilëve është i linduri në Greqi, Alexander Mavridi – por ende nuk ka identifikuar urdhëruesin e krimit.

Vladimir Marugov (majtas) Sabina Gaziyeva

Dyshimet ranë menjëherë mbi Gaziyeva e cila u emërua si fajtore e mundshme nga mediat ruse, duke theksuar për pasaktësitë në ritregimin e ngjarjeve prej saj.

Nuk është e qartë sesi Gaziyeva kishte arritur të largohej duke kapërcyer gardhin 2 metra të lartë për të thirrur emergjencën, kur pretendonte se ishte e zhveshur e me duar të lidhura.

Gjithashtu nuk është e qartë sesi sulmuesit e dinin se çifti do të ndodhej në dhomën e saunas natën e sulmit, dhe jo në shtëpinë kryesore.

Katër muaj pas sulmit, Gaziyeva pranoi provën e detektorit të gënjeshtrave për të provuar pafajësinë e saj.

Duke kujtuar eksperiencën në programin televiziv rus Na Samom Dele në Channel One, ajo tregoi sesi sulmuesit e maskuar bastisën dhomën e saunës, dhe sesi Marugov kishte tentuar ta mbronte kur sulmuesit nisën ta rrihnin.

Gaziyeva deklaroi: “Ai u bërtiti të hiqnin duart nga unë. Kisha shumë mendime që më vërviteshin në kokë në atë moment. Ndoshta ngaqë ata më kishin parë të zhveshur dhe donin diçka nga unë. Mendova se duan të më përdhunojnë, por ata larguan Vladimirin nga unë. Një prej tyre më goditi në kokë me grusht, por nuk ndjeva dhimbje, ndoshta nga emocionet. Iu luta të mos na vrisnin sepse kemi fëmijë të vegjël. Kur ata e panë që unë nuk po hiqja dorë, më lidhën duart prapa kurrizit. Isha e shtrirë përtokë duke iu lutur të mos më vrisnin, mendoja vetëm për fëmijët”.

Gaziyeva shtoi se arriti të largohej dhe u fsheh në bimësinë aty pranë, duke mos dashur të shkonte në shtëpi sepse sulmuesit mund ta ndiqnin te fëmijët e saj.

Në lidhje me trashëgiminë, për të cilën kritikët thonë se është motivuese e sulmit, Gaziyeva thotë se shumica e bizneseve të burrit të saj janë të falimentuara. Por në provën e poligrafit ajo u zbulua se gënjente për disa detaje financiare të biznesit të mishit të Marugov.

FOTO GALERI
2/6
Marugov vdiq nga gjakderdhja ne vilen e tij ne Moske

Top Channel