Adoleshentët grabitës/ Filmohen ndërsa tentojnë të thyejnë një dyqan, një farmaci dhe një bankomat

11/02/2021 15:30

Tre të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç, në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, rreth orës 1 pas mesnatës së të mërkurës, kanë tentuar të vjedhin me kaçavidë një bankomat të një banke privatë në Tiranë, por nuk kanë mundur dot për shkak se janë kapur nga patrullat e policisë.

Me herët të miturit kishin tentuar të vidhnin një farmaci por nuk kishin hapur dot derën. Më pas ata tentojnë të vjedhin një biznes këtu pranë, një lokal që ndodhet pas meje.

Top Channel ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku tre të miturit me kapuç dhe me maska anticovid,  shkojnë nga pas lokalit për të hapur një dritare e cila ishte me kangjella hekuri . Siç shihet në pamje,  ata tentojnë disa herë, por pa rezultat.

Në një moment duket sikur dorëzohen, por i rikthehen përsëri kangjellës, të cilën mundin ta shkulin. Pas këtij moment ata largohen për të parë nëse dikush po i vëzhgonte. Sigurohen që s’ishte askush dhe kthehen për të hyrë në lokal, pas disa minutash përpjekjeje.

Fillimisht ata kishin tentuar të hapnin derën kryesore, por kishte qenë e pamundur.

Sipas informacioneve që Top Channel ka siguruar, brenda në lokal ata kanë mundur të marrin vetëm një karikues celulari.

Tre të miturit u shoqëruan në komisariatin tre për tu marrë në pyetje, dhe nëse kanë pasur raste të tjera të vjedhjeve të kryera prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA