Mediet serbe këtë të diel i kanë bërë bujë një kërkese që sipas tyre ka ardhur nga Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, ku thuhet se Aleksandër Vuçiç, duhet të njohë Kosovën.

Mediet fqinje shkruajnë se Kreu i SHBA-ve  me anë të një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, i ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Letra ka ardhur në kuadër të Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ku Biden, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë, por kërkesa e tij është që Kosova të njihet, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Mediat serbe shkruajnë  më the se kërkesës për njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA