Shqiptarët e dëbuar të parët për tu rikthyer përsëri ilegalisht në Angli, The Sun publikon shifrat “Kriza që ka shkaktuar pandemia ka bërë që individët dhe bizneset, të pasigurt për të ardhmen të “kyçin” paratë e tyre në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, stoku i kursimeve të shqiptarëve arriti në nivele rekord në 1.29 trilionë lekë apo rreth 10.5 miliardë euro.”
Kjo tendencë në rritje e depozitave është përshpejtuar kryesisht pas nisjes së pandemisë në Mars të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kanë ardhur duke u shtuar ndjeshëm deri në fund të Dhjetorit.
Krahas pasigurive, ky trend në rritje i depozitave lidhet kryesisht edhe me vendosjen e masave bllokuese, ku shumë shqiptarë nuk arritën të kalojnë kufijtë as për pushime duke bërë që të ulin shpenzimet e të kursejnë më tepër.
Vitin e kaluar, depozitat janë orientuar kryesisht nga ato në lekë që shënuan një rritje prej 11% kundrejt vitit 2019 apo rreth 51 miliardë lekë, ku rritje të konsiderueshëm kanë parë kursimet e individëve.
Shtim të ndjeshëm kanë parë edhe depozitat në monedhë të huaj kryesisht në euro me rreth 6% kundrejt vitit 2019, e cila është ndikuar më së shumti nga shtimi i parave në llogaritë rrjedhëse. Një dëshmi kjo që shqiptarët preferojnë të tregojnë kujdes e të mund t’i tërheqin ato në çdo moment që iu nevojiten.
Sa i takon të dhënave sipas rretheve, rezulton se kryeqytetasit kanë shtuar më shumë kursimet e tyre, ndjekur nga qytetarët e Durrësit dhe Elbasanit që kanë rritur ndjeshëm depozitat bankare.
Ndërsa ata që kanë kursyer më pak gjatë vitit të pazakontë të 2020-ës sipas statistikave janë korçarët dhe qytetarët e Shkodrës.
Top Channel