24 vjeçarja vdes prej dështimit të organeve pas operacionit të estetik në hundë (fotot)

05/02/2021 17:01

Një studente ka vdekur prej dështimit të disa organeve vitale, pas një operacioni estetik në hundë, teksa stafi i spitali i thoshte familjes së saj se ishte “shumë mirë”.

24 vjeçarja Leyla Sonmez, kreu operacionin në hundë (rinoplastik) në qytetin turk të Adana por pësoi komplikacione të rënda.

Në disa regjistrime audio të publikuara kësaj jave, studentja universitare i thoshte një shoqes së saj pas operacionit  se kishte nisur të pështynte gjak dhe se kishte dhimbje të forta barku.

Në regjistrim vajza thoshte: “Nuk kam fjetur gjatë natës, disa herë kam humbur ndjenjat. Më del gjak nga hunda e goja. Besoj se do të operohem përsëri. Kam shenja në këmbë e duar, fytyrën e kam si të ngrirë”.

Por megjithatë doktori i thoshte familjarëve të Leyla se vajza do të bëhet mirë së shpejti. Por kur gjendja e saj u përkeqësua pas disa ditësh, vajza u dërgua në spitalin  e Adana, ku pësoi arrest kardiak.

Doktorët thanë se arritën të rinisnin zemrën e saj por ajo vuante nga dështim i disa organeve vitale.

Babai i saj Ali Haydar Sonmez thotë se vdekja e vajzës së tij erdhi nga neglizhenca dhe ka bërë padi kriminale.

Kirurgu plastik refuzon pretendimet duke thënë se infeksioni vrasës mund të ketë ardhur nga telat e dhëmbëve të vajzës.

Sipas një autopsie të kryer ndaj të ndjerës, nuk ka pasur shenja neglizhence mjekësore, por familja ka dorëzuar një peticion për zgjidhjen e cështjes në gjykatë.

FOTO GALERI
2/5
Kur gjendja e saj u përkeqësua pas disa ditësh, vajza u dërgua në spitalin e Adana, ku pësoi arrest kardiak.

Top Channel