Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Shijak në një kantier të ndërtimi të një lagje të re. Ai ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ku të dy nuk i kanë kursyer ironitë për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Rama thumboi kryedemokratin duke theksuar se ai është punonjësi më i mirë pasi jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.
“Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale”, thotë Rama.
Elton Arbana: I punësuar më i fundit është Lulzim Basha
Edi Rama: Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë.
Top Channel