Alexey Navalny dënohet me burg teksa denoncon në gjykatë ‘Putin helmuesin’ (fotot)

02/02/2021 19:05

Një gjykatë e Moskës ka dhënë sot dënimin dy vjet e gjysmë burg për kryeopozitarin rus Alexey Navalny, gjatë një seance të tensionuar ku kritiku i ashpër i Kremlinit vinte në lojë pretendimet se kishte shkelur lirinë me kusht, dhe denonconte liderin e vendit duke e quajtur “Putin helmuesi.”

Në gjykatë Navalny argumentonte se nuk mund të njoftonte autoritetet e tij pasi ishte në gjendje kome.

“Presidenti i vendit tha publikisht në televizion se më lejon të shkoj të trajtohem në Gjermani dhe ju nuk e ditkeni?”, tha ai.

Më pas i nervozuar Navalny fajësonte Putin se kërkonte ta dëbonte nga Rusia.

“Arsyeja për këtë është urrejtja e frika e një personi që jeton në bunkerin e tij, sepse unë e ofendova rëndë me mbijetesën time. Atij mund t’i duket vetja si një politikan i madh, si lider botëror, por për mua do të mbetet Putin Hlemuesi”.

Ai shtoi më tej: “Ka qenë më parë Aleksandër Çlirimtari, Jaroslav i Dituri do të kemi dhe Vladimiri, Helmuesi i të Mbathurave”, tha Navalni duke iu referuar teknikës së dyshuar të helmimit me agjentin nervor në të mbathura.

“Ai nuk po bën gjeopolitikë, në takimet e tij ai diskuton vetëm si të hedhë armë kimike në të mbathura”, shtoi i akuzuari.

Vendimi pritet të zemërojë përsëri mbështetësit e Navalny që kanë dalë në protesta në numra të mëdhenj gjatë dy javëve të fundit, duke kërkuar lirimin e tij.

Navalny u ndalua dy javë më parë sapo u kthye në Moskë nga Berlini, me akuzat se ka shkelur lirinë me kusht të një dënimi të pezulluar në 2014 për përvetësim fondesh, çështje të cilën ai e ka quajtur të motivuar politikisht.

Ai u dënua me tre vjet e gjysmë burgim të pezulluar në 2014 dhe pesë vjet liri me kusht. Për këtë shkelje gjyakta vendosi sot se dënimi i pëzulluar duhet të zëvendësiohet me kohën përkatëse prapa hekurave.

Gjykatësi tha se kishte marrë parasysh dhe 11 muajt që Navalny kaloi në arrest shtëpiak për këtë çështje.

Navalny është kthyer në një prej shqetësimeve kryesore të liderit Vladimir Putin dhe së fundmi kaloi pesë muaj në Gjermani  për t’u rekuperuar nga një sulm helmimi me agjentin nervor Novichok për të cilin ai fajëson inteligjencën ruse dhe vetë Putin.

 

FOTO GALERI
4/6
Navalny fajësonte Putin se kërkonte ta dëbonte nga Rusia.

Top Channel