Mijëra hebrej shkelin rregullat e izolimit për funeralin e rabinëve të vrarë nga Covid-19 (video)

01/02/2021 17:22

Një det me njerëz vërshuan sot në Jerusalem teksa mijëra besimtarë ortodoksë morën pjesë në dy funerale të rabinëve vendas, megjithë rregullat e ndalimit të grumbullimeve prej koronavirusit.

Rabini Meshulam Dovid Soloveitchik, kreu i shkollës fetare Brisk Yeshiva dhe zë i dëgjuar fetar në vend, vdiq të dielën në moshën 99 vjeçare. Ai ishte infektuar me koronavirus tre muaj më parë por gjendja e tij ishte përkeqësuar prej të premtes.

Izraeli është aktualisht në valën e tretë të izolimit dhe autoritetet po përpiqen të parandalojnë funeralet e mëdha duke negocjuar me udhëheqësit fetarë për të bindur besimtarët të mos marrin pjesë.

Njëzet autbuzë drejt ceremonisë ishin ndaluar nga autoritetet por besimtarët gjithsesi erdhën me mjete të tjera në funeralin gjigand që nisi me marshimin nga shtëpia e Soloveitchik në Sanhedria deri në varezat e Har HaMenuchot.

Dje një funeral i dytë u mbajt për udhëheqësin tjetër fetar Yitzchok Scheiner, në të cilin gjithashtu u mblodhën qindra pjesëmarrës. Rabini 98 vjeçar kishte vdekur në një ditë me Soloveitchik.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA