(Emri) Fieri/ Ekzekutohet me plumb në kokë brenda makinës 42-vjeçari! Gjendet e djegur makina e autorit

01/02/2021 11:02

FIER- Shkëlzen Kastrati, rreth 42-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”,  ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” , ndërsa autori e ka ndjekur nga pas ku është shkaktuar edhe një aksident me një makinë tjetër që sipas  të dhënave paraprake nuk ka lidhje me ngjarjen. Në këtë moment autori i krimit ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar për vdekje brenda në makinën e tij, Shkëlzen Kastratin. Mësohet se viktima ka marrë një plumb në kokë gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016 te zona e quajtur Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë por që u shpëtoi plumbave. Klement Kastrati, i cili shpëtoi, ndërkohë që i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi.  42 vjeçari Shkëlzen Kastrati është baba i 4 fëmijëve dhe nuk ishte i njohur për policinë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA