Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Open”mes analistit Neritan Sejaminit dhe deputetit të PS-së, Alket Hysenit.
Deputeti i është drejtuar analistit si njeri i pamoralshëm gjatë kohës që ishte pjesë e PD-së, ndërsa ky i fundit e ka mohuar. Kurse Sejamini i ka kërkuar llogari deputetit se sa morale është që Rama ka futur 10 kriminelë në parlament.
Debati mes tyre:
Hyseni: Sa kohë ke qenë në PD se ke pasur kurrë moralin.
Sejamini: Kam qenë i pamoralshëm?
Hyseni: Partia ime nuk krahasohet me moralin e shqyer të partisë tënde. Partia jote nuk i zbardhte urdhërat e prokurorisë. Ky është morali jonë, ti ik gjeje.
Sejamini: Qëndrimi jot është i tillë, kur flet Edi Rama përgjegjësinë e ka individi. Nuk kam qenë kurrë pjesë. Si deputet që je po të shtroj pyetjen, moralisht a është normale që Edi Rama ka futur 10 kriminelë në parlament?
Hyseni: Nuk është e vërtetë. PS ka filozofi dhe moral, kurse PD jo.
Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri sërish thirrje për lista të pastra dhe ndalimin e futjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar, pak muaj para zgjedhjeve. Kjo ka sjellë hedhjen e dyshimeve nëse po futen në lista emra me të shkuar kriminale për zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel