Amsterdami largon shtëpitë publike nga qendra, për një ‘rinisje’ të turizmit (Fotot)

01/02/2021 20:08

Vitrinat e shtëpive publike në zonën ‘me drita të kuqe’ në Amsterdam do të mbyllen dhe ‘qendra erotike’ do të zhvendoset tjetërkund, kanë rënë dakord së fundmi këshilltarët bashkiakë.

Propozimi i  kryebashkiakes Femke Halsema, për mbylljen e shumicës së vitrinave me drita të kuqe në rrugët e ngushta rrotull limanit të kryeqytetit, është mbështetur nga përfaqësuesit e partive politike.

Kështu që punonjëset e seksit në zonën  De Wallen do të zhvendosen në një tjetër qendër  të ndërtuar posaçërisht nëAmsterdam, vendndodhja e së cilës nuk është përcaktuar ende.

Mbyllja e vitrinave të seksit ishte kërkuar prej kohësh nga partitë CDA e ChristenUnie por tashmë është mbështetur edhe nga VVD, partia e kryeministrit në ikje Mark Rutte, si dhe nga partia Laburiste dhe Të Gjelbrit.

“Kjo ka të bëjë me një rinisje të Amsterdam si një qytet vizitorësh,” tha Dennis Boutkan, i partisë laburiste. Përfaqësuesi i CDA, Diederik Boomsma tha: “Turistët janë të mirëpritur të shijojnë bukurinë  dhe lirinë e qytetit, por jo me çdo kusht. Ne u detyruam të ndërhynim”.

Halsema argumentonte se vitrinat e seksit u mbyllën sepse femrat që punojnë në atë zonë janë kthyer në një atraksion turistik, duke u bërë objekt abuzimesh e ngacmimesh.

Kur idea u propozua fillimisht një grup i ri lobimit i quajtur ‘Red Light United’ tha se 90% e 170 femrave që punojnë në zonë kundërshtojnë zhvendosjen dhe kërkojnë të mbeten në rrugicat pranë kanaleve ujore Singel e De Wallen.

Një anëtare e grupit tha për të përditshmen Het Parool asokohe: “Zhvenodsja e këtyre vendeve të punës nuk duhet të bëhet sepse klientët nuk do të dinë ku t’i gjejnë punonjëset e seksit. A do të organizojë Halsema e qeveria udhëtimet me autobuzë drejt vendndodhjes së re Westelijk Havengebied [një zonë në veri të qytetit]?”

Por shumcia e këshilltarëve ranë dakord për zhvendosjen për nevojën e joshjes së një tjetër lloj turisti në Amsterdam.

Edhe një propozim i dytë për ndalimin e blerjes së kanabis prej turistëve nga kafet e qendrës së qytetit po fiton mbështetje prej frikës se do të kalojë tregtinë te shitësit e rrugës.

 

FOTO GALERI
2/3
Punonjeset kundërshtojnë zhvendosjen dhe kërkojnë të mbeten në rrugicat pranë kanaleve ujore Singel e De Wallen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA