Papa Françesku ndalohet të hajë makarona prej dietës rigoroze për nervin shiatik

30/01/2021 16:28

Papa Françesku raportohet se është ndaluar të hajë makarona dhe duhet të mbajë dietë për të kuruar dhimbjet e tij të vjetra të mesit.

Doktorët i kanë thënë kryepriftit 84 vjeçar, i cili njihet për dashurinë ndaj ushqimeve, se duhet të humbase të paktën 8 kg ose ndryshe do të ketë nevojë për operacion për kurimin e dhimbjeve të tij shiatike afatgjata.

Prej dhimbjeve ai është detyruar të humbasë takime në Vatikan dhe ndoshta do të anullojë dhe udhëtimin e tij të rëndësishëm që pritet të bëjë në Iran në pranverë.

Dje në audiencën e tij me kardinalët Papa u detyruar të qëndronte ulur.

Françesku u tha atyre: “Duhet të flisja me ju duke qëndruar në këmbë, por ju e dini që kam dhimbje në nervin shiatik, e kam vizitor armiqësor.

“Kështu që ju kërkoj falje që duhet t’ju flas duke qëndruar ulur”.

Burime në Romë thonë se Papa është këshilluar të hajë vetëm vakte të vogla orizi dhe shumë fruta, vaj ulliri, perime dhe peshk.

Doktorët i kanë kërkuar të reduktojë makaronat dhe picat, ndërsa i kanë ndaluar të konsumojë ëmbëlsira.

Një prej tyre tha: “Nëse ai zbaton këshillat do të jetë mirë, por Papa njihet për dashurinë për ushqimin dhe oreksin e tij”.

Megjithë dhimbjet Papa mori vaksinën anti-Covid disa ditë më parë dhe këshilloi katolikët të ndjekin shembullin e tij. Kjo pasi doktori i tij personal Fabrizio Soccorsi, 78 vjeç, vdiq nga kanceri dhe komplikacionet e koronavirusit.

FOTO GALERI
3/3
Mediat kontribuonin me montazhe qesharake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA