Një shqiptarë në  Ma­comb County në SHBA i cili punonte si agjent pronash ka dalë përpara gjykatës për mashtrim të investitorëve  në shumën prej 19 milionë USD të cilat i shpenzoi për të përmbushur vesin e bixhozit përmes Michi­gan Lot­tery.

Top Channel duke i referuar medias amerikane raporton se bëhet fjalë për shqiptarin Vik­tor Gjonaj, 43 vjec banues në Shelby Town­ship,  ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzat e mashtrimit.

Prokurorët federal pretendojnë se shqiptari blinte çdo javë bileta të lotarisë Daily 3 dhe Daily 4 Michi­ në shumën 1 milion.

Krahas kësaj akuze Gjonaj sipas Se­cu­ri­ties and Ex­change Com­mis­sion akuzohet si dyshuar për mashtrim të anëtarëve të komunitetit Shqiptaro- Amerikan në shumën e 26.4 milionë dollarë të cilat po ashtu i shpenzoi për blerje biletash lotarie.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel