Johnson & Johnson, zotërues i kompanisë farmaceutike Janssen, ka njoftuar rezultatet pozitive të testimeve të fazës së 3-të të vaksinës së tyre kundër Covid-19.
Ata njoftuan se vaksina është 66% efektive në parandalimin e formës së moderuar dhe të rëndë të Covid-19, por “ofron mbrojtje të lartë kundër njerëzve që kanë nevojë të shtrohen në spital”.
Johnson & Johnson thotë se injeksioni i tyre është 85% efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë “dhe ka demonstruar mbrojtje të plotë kundër shtrimeve në spital apo vdekjeve nga Covid-19, deri në ditën e 28-të”.
Avantazhi kryesor i saj është se merret me një dozë të vetme, që do të thotë se mund të shpërndahet shumë më shpejt në popullatë nga vaksinat me dy doza.
Një tjetër avantazh madhor është se vaksina nuk ka nevojë për ruajtje në kushte ultra-të ftohta që kërkohet nga injeksionet e Moderna e Pfizer. Ajo mund të mbahet në kushte të zakonshme frigoriferike për tre muaj.
Si funksionon ajo?
Ndryshe nga vaksinat që shënjestrojnë ARN si ato të Moderna e Pfizer, vaksina J&J përdor një adenovirus – i cili shkakton të ftohtin e zakonshëm – i cili është modifikuar për të përsëritur dhe shkaktuar sëmundjen.
Kjo është e ngjashme me qasjen e përdorur nga Universiteti i Oxford dhe AstraZeneca, të cilat gjithashtu përdorin adenovirus.
Ne tashmë e dimë se virusi i Covid-19 është i mbushur me maja proteinike, të cilat janë ato çka shenjestrohet nga vaksina.
Vaksina e Johnson & Johnson bazohet në instruksionet gjenetike të virusit për krijimin e majave proteinike dhe për këtë përdor ADN me strukturë filli të dyfishtë.
Geni i majës proteinike të koronavirusit i shtohet adenovirusit, dhe pas injeksionit ky material gjenetik lexohet nga trupi i qelizës për të nisur regimin imunitar, prej kërcënimit që ajo ‘percepton’.
Nëse më vonë personi i vaksinuar hyn në kontakt me virusin, sistemi imunitar është i përgatitur për ta sulmuar.
Antitrupat dhe qelizat imunitare mund të punojnë së bashku për të vrarë virusin, të parandalojnë hyrjen e tij në qelizat e trupit, ose të shkatërrojnë qelizat e infektuara.
Këtë teknologji Johnson & Johnson ka përdorur edhe më parë për vaksinën e Ebola dhe në hulumtimet e vaksinës së virusit HIV, nga të cilat është grumbulluar një sasi e madhe të dhënash sigurie.
Shkencëtarët në Britani presin që vaksina e koronavirusit të kthehet në injeksion të përvitshëm, me modifikime të përvitshme për përshtatjen ndaj varianteve të reja të sëmundjes. /irishexaminer.com/
Top Channel