Shokon Brigitte Bardot: Covid-19, i mirë për rregullimin e mbipopullimit, jemi 5 miliardë njerëz tepër

28/01/2021 15:52

Aktorja veterane e ekranit Brigitte Bardot ka propozuar në mënyrë shokuese në një intervistë të fundit, se sëmundjet si pandemia e Covid-19 janë të dobishme për rregullimin e popullsisë në planet.

Në intervistën që publikohet sot në revistën “Oggi” me rastin e ripublikimit të autobiografisë së vitit 1973 te ikones franceze, aktorja që prej vitesh është tërhequr në një jetë tërësisht private, flet mbi aktualitetin dhe disa pikëpamje ekstreme mbi covid-19.

“Unë jam pro një qeverie autoritare, që të jetë e aftë të vërë rregull në këtë kaos ku jetojmë. Kur mendoj se qeveria franceze nuk e vret mendjen për qytetarët e varfër që punojnë dhe marrin më pak ndihmë sesa emigrantët që vijnë në vend dhe bëjnë krime, kjo më shkakton tmerr. Nëse për pandeminë, më vjen keq por më duket se Covid dhe pandemi të tjera po njoftojnë vendosjen e një rendi të ri global. Kur të zhduken nga toka rreth 5 miliardë njerëz që janë tepër atëherë natyra do të rifitojë të drejtat e saj”, thotë mes të tjerash Bardot.

Më pas ajo shton: “Nëse më pyet nëse virusi është diçka e mirë, unë do të thoja se është një lloj vetë-rregullimi i mbipopullimit, të cilin ne vetë nuk e kontrollojmë dot”.

FOTO GALERI
2/3
“Unë jam pro një qeverie autoritare, që të jetë e aftë të vërë rregull në këtë kaos ku jetojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA