Konspiracionisti mohues i Covid, vdes në moshën 46 vjeçare pas refuzimit të rregullave mbrojtëse (fotot)

28/01/2021 19:36

Një teorist konspiracioni që mohonte Covid-19 duke refuzuar të mbante maskë, ka vdekur disa ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin.

Britaniku 46 vjeçar Gary Matthews, u sëmur për një javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatkeqësisht vdiq më 12 janar, shkruan britanikja Guardian.

Matthews, i cili stërvitej rregullisht, mbante me vete një ‘spray’ që përdorur nga njerëzit me asmë për të shmangur vendosjen e maskës. Familja e tij e hidhëruar thotë se burri besonte se  Covid-19 nuk ishte i vërtetë, dhe nuk pranonte të ndiqte rregullat e pandemisë për distancimin social dhe maskën e detyruar.

Kolegë konspiracionistë të të ndjerit thonë se Matthews mund të ketë vrarë veten, ose deklarojnë se është “vrarë nga shteti”.

Kushëriri i tij Tristan Copeland tha se i ishte lutur të mbante maskë dhe të ruante distancimin social. “Por ai dhe miqtë e tij e kishin ndarë mendjen dhe takoheshin me njerëz vetëm për të treguar se nuk besonion te qeveria”, thotë Copeland.

Ai e quante Matthews djalë ‘të turpshëm’ që ishte keqinformuar nga teoristët e konspiracionit, me të cilët ishte lidhur në grupet e Facebook.

“Ai nuk besonte te media. Kjo e çoi të besonte në disa grupe humanitare, anti-konflikt, që mohonin ndryshimet klimatike dhe shumë tema të tjera të mbrojtura nga mediat kryesore. Nuk e bindje dot për të kundërtën. Ai më thoshte se isha me ‘tru të shpëlarë’ nga media”.

Copeland e quante kushëririn e tij ‘artist të shkëlqyer’: “Ai nuk e meritonte këtë … megjithë besimet e tij ishte një anëtar i dashur i familjes dhe nuk ndryshoi si person. Është shumë e dhimbshme për familjen”.

FOTO GALERI
2/3
Ai mohonte Covid-19 duke refuzuar të mbante maskë apo te zbatonte rregullat kufizuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA